Futboll Kategoria Superiore Sport

LUMTURI TEK TIRANA/ Asnjë rast pozitiv ndaj Covid-19 pas transfertës në Ballsh

Tashmë te Tirana mund të flenë të qetë dhe të vijojnë rrugën e tyre drejt titullit kampion me ndeshjen e radhës nesër në orën 17:00 në stadiumin “Gjirokastra” kundër Luftëtarit.

Klubi bardheblu së fundmi ka bërë me dije përgjigjet e marra nga Instituti i Shëndetit Publik ku të gjithë lojtarët dhe stafi kryeyqtetas kanë dalë negativë në testet me tamponë të kryer mëngjesin e sotëm.

Ditën e djeshme një shkresë e ardhur në zyrat e Tiranës trembi jo pak opinionin pasi do të kryhej një “hetim epidemiologjik” nga ana e ISHP-së pasi bardheblutë u kthyen nga Bylisi ku një rast pozitiv me koronavirus u konfirmua para se ata të luanin.

Related posts

U LARGUA NGA BESIKTAS/ Ernest Muçi nuk fsheh lumturinë para gazetarëve: Do jap më të mirën me ekipin e ri, kam besim te trajneri!

F.autor

Armando Vajushi i varur nga Pro Vercelli, tre klube pas shkodranit

Isa.Autor

Manchester United, Carrick vendos të tërhiqet për shkak të problemeve në zemër

Q.Autor

Leave a Comment