Futboll Seria A Sport

Armando Vajushi i varur nga Pro Vercelli, tre klube pas shkodranit

Armando Vajushi ende nuk dihet se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Pro Vercelli do të luajë në Serie C dhe shkodrani normalisht që nuk ka dëshirë të luajë në atë nivel të futbollit italian, pasi do të ishte një hap pas. Gjithsesi ka edhe një vit kontratë dhe i duhet ta respektojë, ose ndryshe klubi që e do duhet të gjejë marrëveshje për transferimin e tij. Avellino, klubi që nga janari e pati në huazim e kërkoi menjeherë, por deri më tani nuk ka rritur ta konkretizojë marrëveshjen për ta mbajtur në ekip shkodranin.

Disa kohë më parë u raportua në mediat italiane se ishte arritur marrëveshja me Carpi-n dhe vetë Vajushi dhe menaxheri i tij Sokol Haxhia e kishin pranuar ofertën, por gjithçka kishte ngelur tek akordi mes klubeve. Tanimë në skenë ka dalë edhe Brescia, madje para dy ditësh Haxhia ka qenë i pranishëm në zyrat e klubit italian dhe temë bisedimesh ka qenë edhe kalimi i shkodranit te “dallëndyshet”. Pak kohë më parë ai arriti të rinovojë marrëveshjen e mesfushorit Emanuele Ndoj dhe tanimë te Brescia numri i shqiptarëve mund të rritet.

Vajushi është në pritje të ecurisë së bisedimeve. Anësori së pari në Itali ka qenë pjesë e Chievo-s, por në Serie A nuk arriti dot të luante, por vetëm u grumbullua në 12 takime. Më pas kaloi te Livorno, ku u aktivizua në 22 ndeshje, për t’u stacionuar te Pro Vercelli, që zotëron edhe kartonin e sulmuesit 26-vjeçar. Qëndrimi në Serie B është objektivi i lojtarit, pasi edhe e njeh mirë kampionatin dhe është përshtatur me futbollin italian.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Belgjika shënon golin e tretë ndaj Tunizisë

Sadik.Autor

DJE QEROS, SOT ME BALLUKE/ Shikoni çfarë ndryshimi u bën shkenca vipave të futbollit (FOTO)

Delo.autor

Dështon sfida me Wilder, Joshua pranë marrëveshjes me Povetkin

Sadik.Autor

Leave a Comment