Futboll

Lucas Biglia: Argjentina pa Leo Messin është një ekip normal

Mesfushori argjentinas, Lucas Biglia, pranoi sot se, kur Lionel Messi mungon, ata (Argjentina) është një ekip normal, dhe se “Albiceletse” nuk janë kandidatë për të fituar Kupën e Botës, që do të luhet kësaj vere në Rusi, e cila do të fillojë më 13 qershor. “Ne jemi të varur nga Messi. Jemi të fortë me të, ndërsa pa Leon jemi një ekip normal. Edhe pse mësojmë të luajmë pa praninë e tij, ne gjithmonë do të varemi nga futbolli i Messit, sepse në një sekondë mund ta ndryshojë fatin e lojës”, – tha ai. Përveç kësaj, Biglia, i cili ka qenë në skuadrën kombëtare që nga viti 2011, pjesë e Botërorit të Brazilit 2014, tha se tani Argjentina “nuk është një kandidat” për të fituar titullin në Rusi, pasi është prapa të tjerëve, të konsideruar favoritë. “Trajneri Sampaoli ka ndryshuar sistemin e lojës në kombëtaren tonë. Ai erdhi në një moment të vështirë dhe mori në duar një “patate të nxehtë”. Ne duhet të punojmë që të mos transformohemi nga një kundërshtar i vështirë. Nëse shkojmë në Kupën e Botës duke menduar për finalet që kemi humbur, do të zbresim më poshtë. E mira është që të lëmë gjithçka prapa dhe të fillojmë një ëndërr të re”, – përfundoi Biglia.

Related posts

BESON SE DO TË PRISHË MALLKIMIN NË DERBI/ Flet Refik Halili: Kam besim te çunat, këtë herë…

Delo.autor

ZBULOHET PROPOZIMI I ÇUDITSHËM/ Inzagit do t’i rinovohet kontrata nëse…

Delo.autor

Iniesta: Klubi i ri? Për shkak të Barcelonës, nuk do të luaj në Evropë

Sadik.Autor

Leave a Comment