Futboll Sport

E TRISHTË/ Aksident fatal, humb jetën presidenti i klubit të futbollit

Ka vdekur mbrëmjen e djeshme në një aksident automobilistik presidenti i klubit të futbollit për femra të Malishevës Albert Krasniqi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tërpezë të Malishevës rreth orës 22:40. Krasniqi ishte në njëjtën kohë dhe aktivist i Nismës Socialdemokrate.
Klubi i Malishevës shprehu dhimbjen për ngjarjen tronditëse.

Mesazhi i klubit të futbollit për femra të Malishevës:

Lamtumirë Kryetari ynë Albert Krasniqi!

Albert ditën e fundit të jetës tënde e kaluam së bashku duke bër planifikimet tona, për të ardhmen e klubit, ato planifikime të cilat mbeten në gjysëm.
Ishin orët e vona të mbrëmjes, kur nuk kishte shumë kohë qe u pershëndete nga ne për tu takuar serisht me ne, ndodhi aksidentit fatal që ta mori jetën në lulen e rinisë.
Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona ashtu siç ishe i veçantë, i urtë, i mençur , e bujar siq dite ti.
Lamtumirë Kryetar
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Related posts

TRIUMFOJNË NDAJ SHEFFIELD/ Arsenal kthehet tek fitorja me 2 gola në 3 minuta

Delo.autor

E KËRKUAN TË GJITHË/ Draxler: Spekulime, nuk kam pasur asnjë kontakt me…

Isa.Autor

ALARMI FALS/ Klauzola e RONALDOS vazhdon të jetë 1 miliardë euro

Isa.Autor

Leave a Comment