Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Ndalet Juventus-Verona, të gjithë në lot për Buffon (VIDEO)

Gjithçka ka ndalur në minutën e 64-t. Trajneri Massimiliano Allegri ka zëvendësuar legjendën Gialuigi Buffon, i cili ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Juventus.

Është fundi i një epokë të mbushur me suksese, rënie dhe rimëkëmbje. Me emocione dhe lot, si ata që kanë derdhur të gjithë tifozët e pranishëm në “Allianz Stadium”.

Lot që nuk ka arritur t’i përmbajë as vetë numri një i “Zonjës”, i cili është përshëndetur nga të gjithë shokët e skuadrës së tij dhe ata të Verona-s. Momente drithëruese që mund t’i shijoni në videon e mëposhtme.

Related posts

ECURIA NË LIGË E KOMBEVE/ Kombëtarja humbi 1.1 milionë Euro, në rrezik edhe…

Isa.Autor

PËSOI ATAK KARDIAK/ Tifozët e Danimarkës surprizojnë Eriksen, ja çfarë vendosën në muret e spitalit (FOTO)

Delo.autor

VENDOS TË BËJË BILANCIN E SEZONIT/ Flet Chiellini: Largimi i Allegrit në momentin e duhur, trajneri i ri…

Delo.autor

Leave a Comment