Futboll I pakategorizuar La Liga Sport

“JAM SHUMË KEQ”/ Nëna e tifozit që donte të takonte Messin: Do e detyroj të punojë gjithë verën për të paguar gjobën

Barcelona fitoi para pak ditësh 0-4 ndaj Mallorcas, ndërsa një episod i veçantë u regjistrua gjatë ndeshjes.

Një tifoz i flaktë i Leo Messit, ia doli të futej në stadiumin bosh dhe në fushën e blertë për të takuar idhullin e tij. Për fat të keq, forcat e sigurisë ndërhynë dhe e nxorën jashtë.

Sakrifica e të riut francez shkoi dëm, pasi nuk ia doli të takonte futbollistin e tij të preferuar. Një hetim është hapur për të nga autoritetet spanjolle dhe tifozi i veçantë rrezikon një gjobë të majme. Mamaja e tij ka reaguar në lidhje me ngjarjen, duke kërkuar ndjesë në emër të të birit.

Ajo u shpreh:

”Ndihem shumë keq, jam e shkatërruar. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, nuk është një situatë e lehtë për t’u menaxhuar. Nuk më mbetet veçse të kërkoj falje, djali im nuk ishte i vetëdijshëm për seriozitetin e veprimit që kreu. Është një djalë që po kalon një moment shumë të vështirë. Unë jam ndarë nga burri dhe kam tre fëmijë, kështu që nuk jam në një situatë të mirë ekonomike. Djali im është ndëshkuar dhe gjobitur. Jam shumë e zemëruar me të, por ai nuk do të gjendet më kurrë në pozita të tilla. I marr unë përsipër përgjegjësitë e veprimit të tij. Duhet të paguajë gjobën, do e detyroj të punojë gjithë verën për ta paguar atë“.

Related posts

E PAZAKONTË NË AFRIKË/ U shpall lojtari i ndeshjes, futbollisti merr çmimin qesharak (FOTO)

Delo.autor

Thibaut Courtois prapakthehu: Ky është vendimi i fundit nga portieri belg

Isa.Autor

E KRYER/ Zyrtarizimi çështje orësh, SKËNDERBEU gati rikthimin e madh

Isa.Autor

Leave a Comment