Futboll Premier League Sport

YLLI MË I KËRKUAR NË MERKATON E VERËS/ “Djajtë e Kuq” rivalizojnë Barcelonën në garën për…

Matthijs De Ligt është shndërruar në një ndër lojtarët më kërkuar në merkaton e verës.

Javën e kaluar, e përditshmja katalanase “Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se Barcelona dhe Ajaxi po punonin për të arritur një marrëveshje për yllin 19-vjeçar.

Pak ditë më pas, kanali televiziv katalanas “Esport 3” ka zbuluar se menaxheri i lojtarit, Mino Raiola, është takuar me përfaqësuesit e klubit spanjoll në Montekarlo 12 prillin e kaluar për të arritur një marrëveshje për kontratën e mbrojtësit holandez.

Pavarësisht nga kjo, “Telegraph” ka bërë të ditur këtë të premte se lojtari është i tunduar nga një transferim te Manchester United, edhe pse klubi nuk do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Duke u bazuar te disa burime afër futbollistit, “Telegraph” ka shkruar se De Ligt është i tërhequr nga ideja për të qenë një figurë qendrore në rindërtimin e “Djajve të Kuq”.

Manchester United mund t’i ofrojë holandezit një kontratë më të pasur se Barcelona, që, pas 86 milionë eurove të paguara për Frenkie De Jong në janar, tani duket se do të shpenzojë edhe 120 milionë euro për të siguruar Antoine Griezmann.

Related posts

Guardiola “shënjestron” Thiago Alcantaran, gati 50 milionë euro

Sadik.Autor

ZBULON SEKRETIN E KARRIERËS/ Ylli De Ligt: Deri 15 vjeç nuk kam luajtur si mbrojtës

Delo.autor

VIDEO/ Portieri tradhtohet nga nervat, i hidhet në ‘karate’ kundërshtarit

Q.Autor

Leave a Comment