Futboll Seria A Sport

“PERFEKT NË MBROJTJE DHE NË SULM”/ Ja çfarë shkruan media italiane për Berat Djimsitin

Atalanta e nisi aty ku e la përpara se koronavirusi të bllokonte futbollin. Lojë ofensive, dominim i kundërshtarit dhe gola pafund.

4-1 fituan në shtëpi djemtë e Gasperinit kundër Sassuolos, vendi i katërt në renditje dhe tani tentohet të arrihet Interi që është 6 pikë larg.

Berat Djimsiti zhbllokoi ndeshjen me golin e shënuar në minutën e 16-të, i dyti në Serie A për këtë sezon.

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, ishte ndër më të mirët e skuadrës nga Bergamo dhe u vlerësua shumë performanca e tij.

“Thjesht perfekt, në mbrojtje dhe në sulm. Shënon golin që hap vallëzimin e Atalantës, më pas mbyllet pas në mbrojtje dhe nuk lë askënd të kalojë“, shkruhet në mediat italiane për mbrojtësin shqiptar, i cili ishte ndër më të mirët e Atalantës bashkë me Papu Gomez dhe Zapatën.

 

Related posts

KËRCËNOI MESSIN/ FIFA merr vendimin E ASHPËR ndaj kreut të federatës…

Isa.Autor

E RËNDË/ Sulmuesi i Boca Juniors dhunon gruan, ajo e denoncon në rrjete sociale! (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

“MAR KËSHILLA NGA MODRIÇ”/ Kovaçiç: Më duket çudi që Spanja nuk ka asnjë lojtar madrilen

Delo.autor

Leave a Comment