Futboll Sport

SKANDALI/ Carlo Ancelotti akuzohet për evazion fiskal

Carlo Ancelotti në shënjestër të autoriteteve tatimore në Spanjë. Sipas medieve iberike, në fakt, tatimet e Madridit kanë paraqitur një ankesë kundër teknikut aktual të Evertonit për një evazion të pretenduar të mbi një milion eurove (1 062 079 euro) gjatë periudhës dyvjeçare 2014-2015, kur Ancelotti stërviti Realin.

Akuzat janë mjaft të rënda dhe shqetësuese dhe lidhen me shmangien e taksave nga shpërblimet që ka marrë si trajner, kryesisht me shumat që ka përfituar nga drejtat e imazhit.

Sipas hetuesve, Ancelotti ka përdorur një rrjet kompleks ndërmarrjesh me zyra në parajsat fiskale, për të fshehur një pjesë të të ardhurave me qëllim shmangien e taksave.

Tekniku italian është personazhi i fundit i njohur i futbollit që ka përfunduar në “rrjetën” e autoriteteve spanjolle.

Rastet që bënë më shumë bujë ishin natyrisht ato të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, me dy “yjet” e futbollit që janë detyruar të paguajnë shuma marramendëse për të mbyllur problemet me drejtësinë spanjolle.

Sidoqoftë, lista është shumë e gjatë dhe përfshin, për shembull, Jose Mourinhon, Radamel Falcaon, Alexis Sanchezin, Diego Costan, Javier Mascheranon, Marcelon, Angel Di Marian, James Rodriguezin, Mesut Ozilin dhe shumë të tjerë.

Në shumicën e rasteve, procedurat përfunduan me një marrëveshje, pra pranimin e fajësisë dhe pagimin e një kuote të caktuar si dëmshpërblim.

Related posts

“I UROJ FAT ROMËS”/ Sulmuesi Dzeko: Me Interin duam të mbrojmë titullin kampion

Delo.autor

ME MISION FINALEN/ Itali-Spanjë kërkojnë të “pushtojnë” Wembley, detaje dhe shifra nga klasikja

Delo.autor

KORONAVIRUSI “PUSHTON” ITALINË/ Është zyrtare, Presidenti i klubit italian me epidemi! (EMRI)

Delo.autor

Leave a Comment