Futboll Seria A Sport

MILAN FUTET NË GARË PËR FUTBOLLISTIN SHQIPTAR/ Duelon me Napolin dhe Lajpcig

Milan po punon për skuadrën e sezonit të ardhshëm, teksa nuk janë fokusuar vetëm për të arritur një marrëveshje me trajnerin Ragnjik, por e kanë mendjen edhe te futbollistët që duhet të afrohen. Kështu, një profil që tërheq kuqezinjtë është ai i Milot Rashicës.

Sulmuesi që aktivizohet me Verder Bremen është përfolur më parë për një transferim në Itali duke qenë se ka simpatinë e Napolit.

Megjithatë, tashmë përveç të kaltërve por edhe Lajpcig, tashmë janë edhe kuqezinjtë në lojë për shërbimet e 23-vjeçarit.

Ndërkohë, nga Gjermania bëhet e ditur se klauzola e Rashicës te Verderi është 30 milionë euro, por nëse ekipi bie një kategori më poshtë, atëherë futbollisti shqiptar mund të lirohet për shumën e 16 milionë eurove.

Related posts

KYLIAN MBAPPE APO USAIN BOLT/ Kush është më i shpejt? (VIDEO)

Isa.Autor

Skedina e çmendur/ 3 ndeshje, koeficienti 1800

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Firmos kontratë 3-vjeçare, Bayern transferon sulmuesin e talentuar… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment