Futboll Sport

RREZIKON 100 GODITJE ME KAMXHIK/ Ronaldo shmang udhëtimin në Iran! Klubi: Është i dëmtuar

Cristiano Ronaldo nuk ka udhëtuar me Al Nasr drejt Iranit për ndeshjen e Ligës së Kampioneve në Azi pasi rrezikon goditjen me 100 kamxhikë. Situata e ka pikënisjen nga nëntori i 2023, kur Ronaldo ndodhej në Iran për një tjetër ndeshje të Ligës së Kampioneve të Azisë. Në atë periudhe, teksa qindra fanse ndodheshin në hotelin e Al Nasr, Ronaldo ndaloi duke bërë foto me një fanse që është shumë e njohur në Iran, si artiste me aftësi të kufizuara. Cr7 e puthi në ballë vajzën, por në Iran kjo konsiderohet tradhti bashkëshortore dhe dënohet me goditjen e 100 kamxhikëve.

Para ndeshjes, Al Nassr mori garanci nga klubi i Esteghlalit, por gjithsesi nuk i zuri besë autoriteteve iraniane, duke vendosur të mos rrezikojë Ronaldon. Zyrtarisht klubi i Al Nasr thotë se Ronaldo ka një lëndim dhe për këtë arsye nuk ka udhëtuar në Iran.

Related posts

Franca shuan ëndërrën e Kroacisë, “Gjelat” në çatinë e botës

Isa.Autor

E FUNDIT/ Real Madridi jep njoftimin e papritur për Sergio Ramos

F.autor

Perez ia “plas” në ftyrë Ronaldo-s: “Nuk kam para për ta përmirësuar pagën”

Q.Autor

Leave a Comment