Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORJA SHPRESËDHËNËSE NDAJ KUKËSIT/ Cungu merr lajmin e mirë për Nuabuezen para Partizanit

Lajme të mira për Laçin dhe Cungun në prag të ndeshjes së vështirë ndaj Partizanit. Bardhezinjtë do të luajnë ditën e shtunë, në datën 27, në transfertë kundër të kuqve.

Kurbinasit vijnë pas fitores shpresëdhënëse 2-0 ndaj Kukësit dhe gëzojnë një formë shumë të mirë. Për më tepër, te Laçi ka pasur dhe një rikthim tepër të rëndësishëm në stërvitje. Sulmuesi kryesor i skuadrës, Kirian Nuabueze, i është bashkuar grupit në seancën e djeshme stërvitore.

Sulmuesi i kurbinasve është rikthyer nën urdhrat e Cungut, ndërsa ka vijuar stërvitjet rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës. Cungu do të ketë një “armë” më shumë për sfidën ndaj Partizanit.

Related posts

Nis në Korçë, Teuta kërkon 3 pikët jetike ndaj Skënderbeut të shpallur kampion

Sadik.Autor

NGA NOVARA NË “TEATRIN E ËNDRRAVE”/ Fernandes rrëfen takimin e parë me “Përbindëshin” CR7

Delo.autor

NIS REVOLUCIONIN NGA THEMELET/ Juventusi ofron 50 milionë euro për talentin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment