Futboll Sport

ELIMINOI INTERIN NGA CHAMPIONS/ Olayinka triumfon në Çeki dhe feston me puro! Digjet Praga (VIDEO+FOTO)

Nga goli përballë Interit në Champions te titulli kampion në Çeki. Për Peter Olayinka është një sezon fantastik ky që do të mbyllet me fanelën e Slavia Praga, i blerë për 3.2 mln euro te Gent dy vite më parë.

Image

Këtë sezon, sulmuesi nigerian ka luajtur 19 ndeshje në kampionat duke shënuar edhe 4 gola dhe dhuruar 4 pasime për gol. Në Champions, rrjeta e vetme, ajo në “San Siro” përballë Interit të Contes, që në një farë mënyre eliminoi zikaltërit nga kompeticioni.

Image

Për Slavia Praga ishte vendimtare fitorja në ndeshje direkte përballë Viktoria Plzen, e vendosur nga goli i vetëm i takimit (Sevcik) që siguroi kështu matematikisht kreun e renditjes deri në fund, edhe pse ka ende disa javë kampionat.

Image

Ky ishte titulli i gjashtë në Çeki për bardhekuqtë, teksa i duhen shtuar edhe 14 tituj të fituar në periudhën e Çekosllovakisë.

Image

Related posts

“K SPORTS HOLDING”/ Khabib dhe legjenda Seedorf themelojnë një shkollë unike futbolli

Delo.autor

Ish-sulmuesi italian: Unë do të isha si Cristiano Ronaldo por…

Isa.Autor

SFIDA NDAJ WOLFSBURG/ Pritet “mur” ndaj gjermanëve, ja formacioni i mundshëm i Kukësit

Delo.autor

Leave a Comment