Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ E quajti virus “gej” që e vret shkuma e sapunit, gazetari sportiv humb jetën nga COVID-19

Një gazetar sportiv nga Nikargaua, i quajtur Joze Françisko Ruiz ka humbur jetën në moshën 75-vjeçare, për shkak të koronavirusit. Ai u bë i famshëm, teksa disa ditë më parë se të ndërronte jetë, bëri një deklaratë të fortë për COVID-19, duke u shprehur.

Gazetari qe vdiq nga COVID

“Koronavirusi është një virus “gej”, që e vret shkuma e sapunit. Po funksionon për qëllimin që u krijua: që të shuajë të moshuarit sepse ata shpenzojnë shumë dhe janë shumë në numër. E gjitha u bë kundër pleqve dhe ky virus është për pleqtë”.

jose-francisco-pepe-ruiz

Si për ironi të fatit ishte pikërisht ky virus që i mori jetën atij. Ruiz, i cili ka punuar 50 vite si gazetar sportiv, u bë lajm pasi minimizoi ndikimin e Covid-19. Gjithashtu, në programin e tij në “Canal 6”, ai tha se një i njohuri i tij e kishte kaluar infeksionin duke bërë gargarë me ujë me kripë 3 herë në ditë. Ruiz është një nga 74 personat që humbën jetën për shkak të koronavirusit në Nikaragua, ku janë identifikuar plot 2700 të infektuar.

Related posts

Kroacia në finale, shikoni festën e “çmendur” në Zagreb

Isa.Autor

Spanja pritet ta humbë organizimin e evropianit shkaku i Kosovës

Sadik.Autor

REAGIMI MISTERIOZ/ Kandidate për kreun e FSHF-së, Ilda Bejleri lë gjithçka hapur

Delo.autor

Leave a Comment