Futboll Premier League Sport

KËRKOHET NGA KLUBE TË MËDHA/ Ylli i Premier League kontakton Inter, PSG-në, Barçën dhe Atleticon

Disa prej klubeve më të mëdha të Europës janë vënë në lëvizje për mesfushorin e Arsenal-it, Matteo Guendouzi.

E ardhmja e lojtarit është bërë akoma më e paqartë pasi trajneri Arteta konfirmoi se lojtari ishte përjashtuar nga skuadra për ndeshjen e së enjtes kundër Southampton për “të disa problemeve të brendshme”.

TF1 ka bërë të ditur se Guendouzi ka qenë në kontakt me Barcelona-n, Inter-in, PSG-në dhe Ateltico Madrid për një transferim të mundshëm këtë verë.

Edhe Real Madrid interesohet për francezin, i cili ka akoma edhe dy vite në kontratën e tij me Topçinjtë.

Kur u pyet pse Gundeouzi ishte lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e së enjtes, Arteta tha: “Çfarëdo problemi të brendshëm që kemi, e zgjidhim në mënyrë private”.

Related posts

SPEKTAKOLAR/ NEYMAR barazon KAKANË: Radhën e ka REKORDI I RIVALDOS

Isa.Autor

TËRMETI SHKUNDI SHQIPËRINË/ Basketbollisti kosovar ofron strehim për familje 8-anëtarëshe nga Shqipëria

Delo.autor

Pedrosa dominon provat e lira në Brno, Rossi më mirë se Marquez

Sadik.Autor

Leave a Comment