Futboll Sport

“EURO 2020″/ Uells dhe Zvicra ndajnë pikët në “Baku Olympic”

Është mbyllur në barazim 1-1 Uells-Zvicër, ndeshje e vlefshme për Grupin A të Euro 2020.

Zviceranët kanë kaluar në avantazh me Embolo në minutën e 49-të, ndërsa uellsianët janë kundërpërgjigjur me Moore në të 74-ën.

Pesë minuta para fundit të takimit, Zvicra ka shënuar një gol të mrekullueshëm me Gavranovic, por që është anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje.

Lajmi tjetër i keq për zviceranët ka qenë dëmtimi i Shaqirit në minutën e 66-të.

Ky rezultat favorizon Italinë, që kryeson grupin me pikë të plota.

Related posts

DOLI POZITIV ME COVID/ Cikalleshi: Më ndaloi mua, por kombëtaren kuqezi s’e ndalon dot askush

Delo.autor

BAYERN-KANE/ Gati rinovimi i kontratës, situata

F.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Brighton-Arsenal. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment