Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHQIPTARËT BËJNË LIGJIN NË ZVICËR/ 3 futbollistë gjejnë rrugën e rrjetës

Të shumtë janë lojtarët me origjinë shqiptare, që aktivizohen në ligën e dytë zvicerane. Ditën e sotme 3 prej tyre kanë gjetur rrugën e rrjetës, duke u shndërruar në protagonista me skuadrat e tyre. Bëhet fjalë për Valon Fazliun, Valon Hamdiun dhe Liridon Balajn.

Fazliu, i cili aktivizohet me skuadrën Uil, shënoi dopietë në fitoren 3-1 kundër Uinterthur.  24-vjeçari është golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij dhe është ngjitur në kuotën e 9 golave në divizionin e dytë të futbollit helvet, ndërkohë që golin e vetëm për miqtë e shënoi Valon Hamdiu.

Festë edhe për Liridon Balajn e Araut. Mesfushori 20-vjeçar, i cili është pjesë e Kosovës U-19, gjeti golin në fitoren 1-3 që skuadra e tij arriti ndaj Kiasos.

Related posts

RRIT PRESIONIN TEK LUFTËTARI/ Mezani: E meritonim atë pikë, kemi forcë për të bërë kthesën

Isa.Autor

PPREMIER LEAGUE/ Livepooli barazon “në shtëpi”, Tottenham përmbys në 10 minuta

Delo.autor

FORMACIONI IDEAL/ Shaqiri zgjedh Sergio Ramos, ja kë përjashton (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment