Futboll Sport

STATISTIKA/ “Zonja e Vjetër” dëshiron serinë pa pësuar, dorianët të thyejnë tabunë. BILANCI

– Ajo mesditës së sotme në 12:30 do të jetë ndeshja e 127-të mes Juventusit dhe Sampdorias në Serisë A: 63 fitore të Juventusit kundrejt 26 suksese të rivalit me 37 barazime përbëjnë bilancin total.

JUVENTUS SAMPDORIA
– Juventusi është kthyer nga katër fitore në katër ndeshjet e fundit kundër Sampdorias në Serinë A, duke shënuar të paktën dy gola në secilën ndeshje dhe duke pësuar vetëm një.

– Bardhezinjtë kanë mbajtur portën e paprekur në tri ndeshjet e fundit kundër Sampdorias në Serinë A; vetëm një herë “Zonja e Vjetër” ka koleksionuar katër ndeshje pa pësuar ndaj të njëjti rival. Kjo ndodhte mes janarit 1976 dhe majit 1977.

– Sampdoria ka humbur gjashtë ndeshjet e fundit jashtë saj kundër Juventusit në Serie A, me një rezultat të përgjithshëm 19-2.

– Juventusi ka fituar një pikë në dy ndeshjet e fundit në shtëpi në Serinë A dhe ka tri ndeshje në shtëpi pa sukses që nga viti 2015. Kjo ndodhte në sezonin 2015/’16, përsëri me Masimiliano Alegrin në stol.

– Bardhezinjtë kanë pësuar gola në 19 ndeshjet e fundit në kampionat. Vetëm në vitin 1955 ata kanë një seri më të gjatë negative në Serie A (21).

– Sampdoria ka mbajtur një herë portën e paprekur në të tria ndeshjet e fundit në transfertë për sa i përket kampionatit. Ata nuk kanë regjistruar katër porta të paprekura radhazi në transfertë që nga turneu i vitit 2004.

– Sfida me Sampin do të jetë e 400-ta për Masimiliano Alegrin si trajner në Serinë A.

Related posts

Juventus do ta kishte blerë Ronaldon që kur ishte 18 vjeç, por dështoi për faj të këtij lojtari

Isa.Autor

ÇFARË TMERRI/ Ja si i përjeton tifozi i flaktë i REALIT 5 golat e shënuar nga BARÇA (VIDEO)

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Real mahnitet nga 21-vjeçari, sfidon Juventus-in dhe Chelsea-n për mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment