Futboll Premier League Sport

LUFTA PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Wolves mposht Aston Villan dhe mban gjallë ëndrrën

Wolves ka mundur 1-0 Aston Villa-n në transfertë në javën e 32 të Premier League.

Një fitore e rëndësishme për “Ujqit”, një nga surprizat e këtij sezoni të Premier League dhe një nga kandidatet për t’u kualifikuar në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Skuadra e Espirito Santo, në fakt, ka parakaluar Manchester United në renditje dhe është ngjitur në vendin e pestë, duke shkuar vetëm dy pikë larg Chelsea-t të vendit të katërt. Problemi i vetëm është se Djajtë e Kuq dhe Blutë kanë një ndeshje më pak.

Ndeshja e luajtur në Villa Park është vendosur nga goli i realizuar nga Dendocker në minutën e 62-të.

Related posts

Anglia në gjysmëfinale, Suedia e dobët para ishullorëve (VIDEO)

Isa.Autor

50 DITË TEK BARCELONA/ Setien nuk e gëzon besimin e dhomës së zhveshjes

Delo.autor

Sulmuesin e PARTIZANIT s’e tremb konkurrenca, Shkurtaj një hap larg: Uroj të bëjë…

Isa.Autor

Leave a Comment