Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Covid-19 nuk kursen askënd, kampioni i botës me Argjentinën del pozitiv

Carlos Bilardo, trajneri argjentinas që ka dalë edhe kampion bote në me kombëtaren e vendit të tij në vitin 1986, ka kryer testin për COVID-19 dhe raportohet se ka dalë pozitiv, sikurse shkruan Reuters, që i referohet një burimi pranë familjes së trajnerit të famshëm.

“Ata i kryen një test dhe doli pozitiv, edhe pse nuk ka treguar simptoma dhe është mirë”, thotë burimi, ndërkohë që Bilardo aktualisht jeton në një azil pleqsh dhe ish-klubi i tij, Estudiantes, e ka mbështetur me një deklaratë në Twitter.

Bilardo, ishte trajner i kombëtares së Argjentinës për 7 vite, në periudhën 1983-1990, duke e drejtuar kështu në dy kampionate botërore kombëtaren e tij. Ai kishte nën urdhra një legjendë si Diego Armando Maradona, ndërkohë që edhe vetë si lojtar ka fituar goxha, duke marrë tre herë Copa Libertadores.

Related posts

“FESTIMET ISHIN PA LIDHJE”/ Kastrati reagon ashpër: E përkrah Shqipërinë e jo Kosovën (FOTO)

Delo.autor

TER SHTEGEN NUK DURON DOT/ Acarohet keq pas simulimit të Luis Suarezit (VIDEO)

Delo.autor

KISHTE FRIKË MOS “HANTE DRU”/ Portieri humbet momentin e lindjes së binjakeve sepse ishte në ndeshje (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment