Futboll Seria A Sport

RRËFEN AVENTURËN TEK STOLI I MILAN/ Sedorf: Nuk e di pse klubi më largoi, isha më i miri…

Klarens Sedorf është rikthyer të flasë për aventurën e tij në stolin e Milanit. Edhe në 6 vite distancë, holandezi nuk e ka kapërdirë largimin. I pyetur mbi këtë çështje, holandezi shpjegoi për “Sportmediaset”:

“Kur Milani më thirri për të stërvitur, nuk mund të refuzoja. Në aspektin sportiv gjërat nuk po shkonin keq, por në aspektin drejtues nuk kishte shumë stabilitet. Kam pasur mesataren më të mirë të pikëve nga të gjithë trajnerët e fundit dhe mënyra se si luanim pasqyronte gjenetikën e klubit, megjithatë gjërat shkuan ndryshe. Pas meje erdhën të tjerë e u shpenzuan me qindra miliona, por askush nuk i përmirësoi rezultatet e mia. Bëra rezultate të mëdha në kohë krize. Këtë nuk ma mohon dot askush”.

Related posts

INTER FLUTURON ME SANCHEZ/ Plus gjashtë nga Milan, kiliani mesazh Conte: Jam si një luan në kafaz

Delo.autor

KUALIFIKUESET E BOTËRORIT/ Argjentina i falet dyshes Lautaro-Korrea, Brazili triumfon në transfertë. Ja renditja

Delo.autor

Wenger largohet me lot në sy nga qendra stërvitore e Arsenalit

Sadik.Autor

Leave a Comment