Futboll Seria A Sport

PRITET ZYRTARIZIMI/ Juventus bën goditjen e parë në merkato, mesfushori zbarkon në Itali për vizitat mjekësore

Zyrtarizimi i mesfushorit të Barcelonës, Artur si lojtari më i ri i Juventusit është vetëm çështje kohë dhe pritet të vijë shumë shpejt.

Kjo për faktin se mbrëmjen e djeshme, braziliani ka mbërritur në Torino për të kryer vizitat mjekësore me bardhezinjtë. Marrëveshja mes palëve është arritur, teksa thuhet se në shkëmbim te Barça do të kalojë Miralem Pjaniç.

Sarri ka vendosur ta përqendrojë mesfushën tek Artur për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye drejtuesit u përpoqën ta afrojnë te Juventusi. Tashmë shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimi, me lojtarin që do të hedhë firmën në kontratë dhe më pas mund të quhet një lojtar i Juves.

Related posts

MAN CITY KALON NË EPËRSI/ Shënon një super gol Aguero (VIDEO)

Delo.autor

Tronditet Bayerni dhe Kombëtarja Gjermane

Sadik.Autor

BUNDESLIGA/ Renditja përfundimtare. Ja kush luan në Europë, kush bie nga kategoria

Delo.autor

Leave a Comment