Futboll Shqipëri Sport

NË TURQI INSISTOJNË/ Taulant Xhaka i kërkoi Bazelit të largohet, pranë firmës me Beshiktashin

Prej kohësh deklaron se është gati që të mbyllë karrierën e tij te Bazeli, por Talaunt Xhaka duket se po bëhet gati që t’i japë lamtumirën klubit ku ka kaluar thuajse të gjithë karrieën e tij futbollistike.

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës me klubin zviceran dhe parashikohet që në sezonin e ardhshëm të transferohet në një kampionat tjetër.

Mediat në Turqi prej kohësh kanë publikuar lajme për interesimin e Beshiktashit për futbollistin, por sot e kanë bërë të sigurt transferimin e tij gjatë verës te gjigandët e futbollit turk.

Sipas tyre, ka qenë vetë Xhaka i cili duke parë se kontrata nuk po i rinovohet nga klubi, ka kërkuar që ta lënë të lirë të largohet në verë.

Në këtë mënyrë, Bazeli ka pranuar kërkesën e lojtarit duke e nxjerrë në shitje para përfundimit të marrëveshjes mes palëve që skadon në qershor 2021.

Beshiktashi ka bërë hap para duke nisur kontaktin me klubin zviceran për Xhakën, me marrëveshjen e transferimit që mund të mbyllet në ditët në vijim.

Ky do të ishte klubi i tretë në karrierën si profesionist për Taulant Xhakën, i cili deri tani ka luajtur vetëm me fanellën e Bazelit dhe të Grasshopers

Related posts

PAS RONALDOS EDHE POGBA/ Largon birrën nga tavolina e konferencës për shtyp (VIDEO)

Delo.autor

SUPER SFIDA NDAJ TIRANËS/ Hakaj: Ne do të luftojmë në këtë sfidë vetëm për fitore

Delo.autor

Manchester City “blindon” yllin e saj, nënshkruan dhe për pesë vjet

Q.Autor

Leave a Comment