Futboll Kategoria Superiore Sport

PËRMBYSJE ME AROMË TITULLI/ Majkëll Ngo mposht me dopietë Skënderbeun

Tirana ka arritur një fitore me aromë titulli ndaj Skënderbeut në transfertë. Bardheblutë e Emanuel Egbo, përmbysën avantazhin e korçarëve, falë dopietës së realizuar nga Majkëll Ngo në harkun kohor të 5 minutave (71’-76’). Korçarët realizuan të parët me anë të Mensah në minutën e 9-të, por nuk arritën të menaxhonin këtë avantazh.

Në pjesën e dytë, duhet theksuar se bateritë e skuadrës së Dajës ranë ndjeshëm, teksa kishte vetëm një skuadër në fushë, ajo ishte Tirana. Me këtë fitore, bardheblutë kanë ruajtur diferencën +9 nga ndjekësit e Kukësit, kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi. Kujtojmë që javën e ardhshme luhet supersfida Tirana-Kukësi.

Related posts

Higuain: Jemi të bashkuar, në Rusi duam trofeun…

Sadik.Autor

NUK NDALEN POLEMIKAT/ Nga gjuha tek pavarësia e Katalonjës; “El Mundo” zbulon klauzola të reja të kontratës së Messit

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Inter tenton të “rrëmbejë” yllin e padëshiruar të Barcelonës…

Delo.autor

Leave a Comment