Futboll La Liga Sport

TEK BARCELONA NUK KA QETËSI/ Messi injoron zëvendës trajnerin gjatë ndeshjes së fundit (VIDEO)

Zërat se brenda Barcelonës punët nuk po shkojnë aspak pas barazimit me Selta Vigon 2-2 u është shtuar dhe një video e publikuar nga mediat spanjolle të takimit në Balaidos.

Gjatë momentit kur skuadrat po freskoheshin në pjesën e dytë, Mesi injoron totalisht zv/trajnerin Eder Sarabia, i cili tenton të komunikojë me argjentinasin, por ky e injoron dhe nuk e vështron fare.

Luis Suarez i thërret shokut të skuadrës, por Mesi largohet drejt fushës.

Në Spanjë raportohet se skuadra është acaruar me trajnerin Kike Setien për besimin e tepërt që i ka dhënë Antuan Grizmanit, i cili ende nuk ka dhënë maksimumin me fanelën katalanase.

Barazimi 2-2 me Selta Vigon i kushtoi Barcelonës vendin e parë në kampionat pasi Reali kryeson me dy pikë më shumë se rivaliteti i përjetshëm blaugrana.

Related posts

NGA TALENT “SHPËRTHYES” TEK MILAN NË DËSHTIM/ Cutrone pritet të nis aventurën tek klubi i Serie A…

Delo.autor

SKANDALI/ FELAINI i shkruan bjondes SEKSI, ja çfarë i bën i dashuri i saj…(FOTO)

Isa.Autor

NUK DI TË NDALET/ Liverpooli shënon fitoren e radhës për rrugën drejt titullit kampion

Delo.autor

Leave a Comment