Futboll Sport

TREGON MOMENTIN E VEÇANTË ME MESSIN/ Lojtari i Xhamajkës: Gjatë gjithë kohës i kërkoja fanellën, nuk e kisha… (VIDEO)

Luhej ndeshja Xhamajkë-Argjentinë dhe në fushë ishte edhe Mesi. Sigurisht që të gjithë donin fanellën e tij në fund të ndeshjes. Jobi Meknuf një emër jo i njohur i futbollit tregon momentin e veçantë kur shkëmbeu fanellën me Mesin.

mesi koleskioni fanelles

“E kisha shumë pranë Lionel Mesin dhe nuk mund ta besoja. Gjatë gjithë ndeshjes, i kërkoja fanellën dhe ai më tha që kur të mbarojë pjesa e parë, do të ma japë. Mbaroi pjesa e parë dhe unë menjëherë vrapova drejt tij. Por ai ia kishte premtuar dikujt tjetër. Isha shumë i zhgënjyer, por më tha që fanellën në fund të ndeshjes, do të ma jepte mua. Nuk e kisha shumë mendjen te futbolli, sidomos në minutat e fundit.
Po shikoja gjatë gjithë kohës Leon, nuk doja të më zhdukej. Dëgjuam vërshëllimën finale dhe shkova menjëherë drejt tij. Më tha të mos merakosem, do të më japë në tunel. Kisha frikë se do të ndodhte e njëjta gjë si në pjesën e parë dhe i kërkova të ma jepte që në fushë.
Ai pranoi dhe po priste të merrte fanellën time. Unë i thashë: “Jo, të lutem, nuk ke pse e bën këtë. Fanella ime nuk ka vlerë për ty”. Ai u tregua një njeri i madh dhe më tha që e do me patjetër fanellën time. Nuk mund ta besoja, isha shumë i lumtur. Disa muaj më vonë, pashë një foto të Leos në rrjetet e tij sociale, ku pozoi para të gjithë fanellave që ka grumbulluar”, përfundoi Jobi Meknuf.

Related posts

“NUK ËSHTË FAJI I DIEGOS PËR…”/ Homazhet e Maradonës rrisin numrin e të prekurve me COVID-19, shfajësohet vajza e tij

Delo.autor

VAZHDON TË SHKËLQEJË/ Bajrami shënon dhe kualifikohet në Kupën e Italisë, tani e ka radhën Inter (VIDEO)

Delo.autor

“BESOJ QË SHQIPËRIA DO TË LUFTOJË PËR VENDIN E DYTË”/ Igli Tare: Kosova mund të jetë surpriza e grupit, nëse…

Delo.autor

Leave a Comment