Futboll Premier League Sport

E PABESUESHME/ Për çfarë duhen tifozët? Gjysma e klubeve të Premier League nuk kanë nevojë për…

Gjysma e klubeve të Premier League mund të kishin luajtur sezonin e kaluar pa asnjë tifoz në shkallët e stadiumit dhe përsëri do ta kishin mbyllur vitin me fitim për sa i përket të ardhurave.

Rezultati tronditës vjen pas një kërkimi të realizuar nga BBC, pas marrëveshjes së re që skuadrat angleze kanë bërë për të drejtat e transmetimit të ndeshjeve në TV. Në sezonin 2016-2017, klubet e Premier League kanë përfituar nga të drejtat televizive plot 8,3 miliardë paund, ndërsa të ardhurat nga biletat kanë qenë në një raport 20 qindarka për 1 paund të fituar nga të drejtat televizive.

Numri i klubeve që do të kishin dalë me fitim edhe nëse nuk do të kishin arkëtuar asnjë qindarkë nga çmimet e biletave u rrit nga 2 që ishte në sezonin 2015-2016, në 11 në sezonin 2016-2017.

Dr. Rob Wilson, specialist i financave sportive në Universitetin “Hallam” të Shefilldit, thotë që ndryshimi është paralajmëruar që në marrëveshjen e mëparshme të nënshkruar në vitin 2012, me vlerë mbi 3 miliardë paund. “Ai ka qenë çasti kyç ku fokusi u kalua nga biletat e stadiumit te gjenerimi i të ardhurave televizive”, thotë ai për BBC Sport. “Kur merr 120 milionë paund nga Premier League për të luajtur me top, atëherë mund ta bësh këtë edhe në një stadium bosh. Për sa i përket të ardhurave, klubet nuk mbështeten më tek biletat”, shtoi ai.

Në sezonin e kaluar ishin 10 klube që do të kishin realizuar fitim edhe pa asnjë tifoz në stadiumet e tyre: Leicester, 76,03 milionë paund; West Brom, 33,03; Burnley, 21,46; Hull, 19,68; Southampton, 19,10; Everton, 16,60; West Ham, 14,87; Tottenham, 12,55; Bournemouth, 9,46; Swansea, 5,89 milionë paund. Listës mund t’i shtohet edhe Crystal Palace, që edhe pse luante në kategorinë e dytë sezonin e kaluar, do të kishte realizuar një fitim prej 1,21 milionë paundësh pa çmimet e biletave.

Për të kuptuar më mirë shifrat e çmendura të futbollit anglez, mjafton të përmendim që Bournemouth, skuadra me stadiumin më të vogël në Premier League, vetëm 11 450 vende, siguroi një fitim neto sezonin e kaluar prej 136,5 milionë paundësh, prej kësaj, vetëm 5,2 nga biletat, ose më pak se 4 qindarka për çdo paund të fituar.

Related posts

“ANGLIA ËSHTË JASHTËZAKONISHT E FORTË”/ Portieri Berisha: Kjo është ndeshje e veçantë, ndaj do të japim maksimumin…

Delo.autor

Mbyllet sezoni për mbrojtësin e Liverpool…

Sadik.Autor

BASKETBALL/ Ylli i NBA befason një familje në Bahamas, i dhuron shumën prej… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment