Futboll Seria A Sport

POLEMIKAT PËR NJË SHKËMBIM ME MILAN/ Menaxheri i lojtarit të “Kuqezinjve”: Ja si qëndron e vërteta

Menaxheri i Frenk Kesit hap mundësinë e largimit të të asistuarit të tij nga Milani. Zhorzh Atanda ka dhënë një intervistë për “Radio Kiss Kiss” dhe ka sqaruar pozicionin e mesfushorit në morinë e zërave të merkatos që përflasin gjithnjë e më shumë largimin te Napoli (në këmbim të Milikut) ku trajneri Gatuzo do ta priste me krahë hapur.KESSIE

“Nuk e di sa vërtetësi ka lajmi i shkëmbimit të Kesit me Milikun, por sqarimin më të mirë do ta jepnin drejtuesit e klubeve përkatëse. Pa një propozim konkret nuk mund të them asgjë, por nga ana ime mund të konfirmoj se mes Gatuzos dhe Kesit nuk ka pasur kurrë një bisedë telefonikë lidhur me një transferim të mundshëm.

Përpara se Kesi të kalonte te Milani, më pati telefonuar drejtori i Napolit, Xhuntoli, çka tregon qartë pëlqimin që ai klub ka pasur për Frenkun në një kohë kur nuk ishte i njohur sa sot”, përfundoi Atanda deklaratën e tij.

Related posts

E PABESUESHME/ Sevilla pëson golin më qesharak të historisë së futbollit (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Crotone-Juventus. Rezultati 1-1

Delo.autor

Dua Lipa “kuqezi”, bën parashikimin para finales: Me rezultatin 3-2 fiton…(VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment