Futboll Sport

LËSHOHET “BOMBA” E RADHËS/ Agjenti Raiola: Këtë verë do t’i çoj Realit një futbollist të madh

“Legjendat” thonë se Mino Raiola dhe Reali i Madridit nuk kanë raport të mirë me njëri-tjetrin. Por diçka e tillë nuk është as në interesin e menaxherit të njohur, as në interesin e klubit të madh. Duket se në të ardhmen do të ndërtojnë ura më të forta komunikimi dhe bashkëpunimi.

Raiola-698539

Arsyeja? Raiola ka në menaxhim futbollistë të mëdhenj që i interesojnë Realit dhe këta të fundit paguajnë mirë. Le ta nisim nga i pari, Pol Pogba, i cili është dëshira e madhe e Zinedin Zidanit. “Pol po stërvitet maksimalisht dhe dëshrion që të bëjë një fund sezoni fantastik me Mançesterin për ta ndihmuar të kualifikohet në Champions. E ardhmja? Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë. Rëndësi ka arritja e objektivave për momentin. Viti i ardhshëm mund të jetë vendimtar për të”, tha fillimisht Raiola.

Haland- Por Mino është agjent i një tjetër lojtari që po çmend Europën. “Haland është i mrekullueshëm. Askush nuk e priste që të përshtatej kaq shpejt në Bundesligë dhe në Champions. Nuk është e lehtë të kalosh nga Austria në Gjermani dhe të mbash të njëjtin nivel. Mund të përmirësohet akoma më shumë, por në verë nuk largohet nga Dortmundi”, sqaroi ai.

haland

Real Madrid- Në fund Raiola foli edhe për raportin me madrilenët. “Kam raport të shkëlqyer me Realin dhe drejtuesit. Kam bindjen se këtë verë do t’i çoj një futbollist të madh. Do të përpiqem. Kam vetëm Areolen, por dua një tjetër”, përfundoi ai.

Related posts

“AI ËSHTË SI NJË BABA I DYTË”/ Nesta: Ancelotti s’i braktis kurrë lojtarët e tij, Pirlo ishte 80% e Milanit tim

Delo.autor

LEWANDOWSKI LË PAS “PLESHTIN” DHE CR7/ ja 10 shënuesit më të mirë të vitit 2019

Delo.autor

MBROJTËSI NAPOLETAN KËRKOHET NGA KLUBE “BIG”/ Napoli refuzon një mega ofertë për Koulibaly prej…

Delo.autor

Leave a Comment