Futboll Premier League

Alonso ‘shpëton’ Chelsean, londinezët marrin 3 pikë ndaj Southampton (VIDEO)

Chelsea e ka mposhtur 1:0 Southamptonin në “Stmaford Bridge”.

“Blutë e Londrës” kanë marrë tri pikë me shumë vështirësi në xhiron e 18’të në Premierligë, duke triumfuar 1:0 në shtëpi ndaj Southamptonit, shkruan Gazeta Express.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e shënoi mbrojtësi, Marcos Alonso, nga gjuajtja e lirë në fund të pjesës së parë, që doli të jetë rezultati përfundimtar i sfidës.

Pas kësaj fitore, Chelsea ka shkuar në kuotën e 38 pikëve, aq sa ka edhe Manchester United, po me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ekipi i Contes gjendet tani 11 pikë prapa liderit, Manchester City, diferencë që mund të shkojë sërish në 14 nëse ekipi i Guardiolas triumfon ndaj një kundërshtari të vështirë sonte siç është Tottenhami, sfidë që zhvillohet nga ora 18:30.

http://www.dailymotion.com/video/x6bs5g4

 

Related posts

TREGON BISEDIMET QË MUND TË NDRYSHOJNË MERKATON/ Mamaja e Mbappe i çudit të gjithë: Folëm me Leonardon

Delo.autor

U BË PISHMAN QË MBYLLI KARRIERËN/ Roben gati të kthehet në fushë dhe të luajë me skuadrën e njohur…

Delo.autor

E ARDHMJA E MBAPPE/ Sulmuesi francez i komunikon “divorcin” PSG-së

F.autor

Leave a Comment