Futboll Shqipëri Sport

SUPER GOL ME OLYMPIACOS/ Shikoni çfarë “PERLE” realizoi kapiteni i Shqipërisë U-17 (VIDEO)

Super gol në finalen e kampionatit U-17 të Greqisë nga futbollisti i Kombëtares shqiptare U-17, Renild Kasemi. Mesfushori i Olimpiakosit, i cili ka firmosur një kontratë si profesionist me klubin e madh grek që në moshën 16-vjeçare, realizoi nga një goditje dënimi një gol të çmendur.
65039139_1152833618211068_9045775061855764480_n

Në sfidën ndaj PAOK-ut, kur rezultati ishte 2-3 për selanikasit, Kasemi lëshoi një predhë nga rreth 40 metra, duke barazuar shifrat.

“Panorama Sport” ka siguruar videon e golit fantastik të realizuar në ndeshjen e sotme nga i riu, i cili ka vendosur një rekord vitin e kaluar, duke u bërë lojtari më i ri që firmos një kontratë me Olimpiakosin, bashkë me sulmuesin tjetër shqiptar, Emiliano Bullari. Për fat të keq, goli që shënoi Kasemi, nuk mjaftoi për Olimpiakosin, pasi PAOK-u fitoi me penallti, në një kohë që koha e rregullt u mbyll 3-3.

Related posts

“ÇDO NDESHJE ËSHTË NJË PROVË”/ Mesfushori i Teutës: Nuk bëj premtime për titull

Delo.autor

Karriera “e bekuar” e Coman, 76 ndeshje për 6 tituj kampion!!

Sadik.Autor

Juventusi e shet Sandron dhe Pjanicin, në mënyrë që ta rikthej Pogban

Sadik.Autor

Leave a Comment