Champions League Futboll Sport

DISIPLINA E UEFA-S ME DORË “TË HEKURT”/ Ja gjobat për Barcelonën, Ajaxin, Tottenhamin… si edhe trajnerët

Komiteti Disiplinor i UEFA-s ka vepruar me dorë të fortë ndaj ekipeve pjesëmarrëse këtë sezon në Champions League dhe Europa League, duke i ndëshkuar me gjoba të kripura për mungesën e organizimit të ndeshjeve.

Barcelona është gjobitur me 20 mijë euro për mosorganizimin e ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Tottenham Hotspur, e luajtur më 11 dhjetor të vitit 2018.

Ajax është dënuar me 52.500 euro gjobë për hedhjen e objekteve dhe incidenteve në çerekfinalen me Juventusin më 10 prill.

Tottenham është gjobitur me 10,000 euro për sjellje të pahijshme të zyrtarëve të tyre dhe trajnerit të tyre në ndeshjen kundër Ajax në 30 prill.

Në këtë rast e ka pësuar edhe trajneri i Tottenham, Mauricio Poçhetino që ka marrë pezullim me një ndeshje për vonimin e fillimit të lojës.

Por gjithsesi ky pezullim nuk e ndalon të jetë në finalen e 1 qershorit kundër Liverpul, pasi do të shlyhet sezonin e ardhshëm.

Porto është gjobitur me 42,500 euro për arsye organizative kundër Liverpoolit.

Po kështu edhe trajneri i Portos, Sergio Conceicao është pezulluar me një ndeshje për vonimin e fillimit të lojës.

Bruno Lage, trajneri i Benfikas, është pezulluar me një ndeshje për protesta të vazhdueshme kundër një zyrtari të ndeshjes, gjatë ndeshjes me Eintraht Frankfurt në Europa League.

Njëkohësisht klubi portugez është gjobitur me 1.000 euro për hedhjen e sendeve të ndaluara në fushë.

I dënuar është edhe Frankfurti me 34.000 euro për arsye organizative si edhe tentativë për futjen në fushë nga tifozët e tyre.

Related posts

BOTËRORI I PESHËNGRITJES/ Shqipëria e mbyll në këtë mënyrë…

Delo.autor

“JE TU RREJT”/ Elsi Hysaj i punon rreng gruas së tij, shikoni sesi trembet ajo (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

ANALIZON DERBIN E MADONINËS/ Saki: Duel europian, Milani energjik ndërsa Interi më dinak

Delo.autor

Leave a Comment