Napoli ka marrë një goditje të fortë, pasi portieri David Ospina është dëmtuar rëndë. Ai reagoi mirë pas një gjuajtje të Papu Gomez duke shpëtuar portën, por u godit me gju nga shoku i tij.
Mariu Rui goditi portierin e Napolit pas planzhonit të këtij të fundit. Ospina u gjakos dhe nuk ia doli të vazhdonte lojën. Ai la fushën me barrelë. Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll 0-0.