Futboll La Liga Sport

KRIZA EKONOMIKE/ Senatorët dalin kundër, tek Barcelona përçahen për rrogat

Nga zyrat e “Camp Nou”-t kanë kërkuar një sforco ekonomike për skuadrën e futbollit të Barcelonës. Kanë shumë nevojë për të ulur masën e rrogave dhe me kontratat që kanë aktualisht futbollistët nuk mund të respektohet “Fair Play” financiar që kërkon La Liga.

Nëse futbollistët nuk duan të largohen apo të shkojnë në një tjetër skuadër, atëherë kanë si detyrë që të pranojnë uljen e menjëhershme të pagës. Për më tepër, nga kjo varet edhe rinovimi dhe e ardhmja e Lionel Mesit. Në bisedimet e para për të ulur rrogat, fillimisht me ish-presidentin Bartomeu dhe pastaj me drejtuesit e përkohshëm, pati momente tensioni brenda dhomave të zhveshjes. Edhe në këtë rast ka diferenca mes disa futbollistëve.

Peshave të rënda në klub nuk iu pëlqen fakti që secili lojtar e diskuton veç e veç kontratën e tij. Ata janë të mendimit se bashkëpunimi duhet të jetë në grup dhe të ketë një kusht për ulje të pagave në sasi të njëjtë. Duan që të gjithë të jenë në një anë. Është e vërtetë që kontratat e çdo lojtari janë secila një botë më vete dhe duhen analizuar një nga një për të arritur në përfundim, por senatorët mendojnë se duhet të ketë të njëjtat kushte për të gjithë grupin.

PËRPLASJE– Në sezonin e kaluar pati diskutime të shumta në dhomat e zhveshjes, sepse disa futbollistë bënë luftë secili për interesat e tij. Dikush u ndie edhe i tradhtuar sepse lojtarët arritën marrëveshjet pa folur me njëri-tjetrin. Pati diskutime të shumta vetëm dy ditë pas rinovimeve të Lenglesë, De Jongut, Ter Shtegenit dhe Pikesë. Bartomeu e dinte që skuadra ishte në vështirësi të mëdha dhe për këtë arsye ai nxitoi që të fliste me disa lojtarë dhe të ulte rrogat e futbollistëve deri në 70%. Situata ekonomike nuk ka ndryshuar as tani dhe për këtë arsye, presidenti Laporta është duke bërë gjithçka që të gjejë gjuhën e përbashkët. Por çështja e rrogave është gjithmonë delikate dhe është shumë e vështirë që të zgjidhet kaq shpejt. Lojtarët duhet të marrin garanci që do të qëndrojnë te Barcelona për të ulur rrogat.

Related posts

BOURNEMOUTH-CHELSEA/ Vendasit thellojnë shifrat, shënon sërish King

Delo.autor

Musolli tregon përplasjen me Shtubinën, flet hapur për sherrin

Sadik.Autor

Nëse Griezmann nuk vjen, Barcelona përgatit sulmin për yllin e Chelsea

Sadik.Autor

Leave a Comment