Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Mercedes dominon provat me Hamilton, Ferrari shumë larg rivalëve

Në pistën e Zeltweg është zhvilluar sot sesioni i parë i provave të lira të garës së Çmimit të Madh të Austrisë, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e parë sezonale e botërorit 2020 të Formula 1.

Ashtu sikurse edhe pritej, makina Mercedes ishte më e shpejta në pistë. Lewis Hamilton dha kohën 1’04”816, dulke qenë më i shpejti në pistë. Në vendin e dytë, me 3 të qindtat më shumë u rendit shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas.

Në vendin e tretë u klasifikua piloti holandez Max Verstappen me Red Bull, fitues vjet në këtë pistë. Ai ishte 6 të qindtat më i avashtë së britaniku. Pas tij u rendit McLaren i Carlos Sainz dhe Racing Point e Sergio Perez.

Vetëm i dhjeti Charles Leclerc me Ferrari, që ishte 1 sekondë më i avashtë se Hamilton. Ndërsa Sebastian Vettel u klasifikua në këtë session të parë në vendin e 12-të. Provat zyrtare do të zhvillohen të shtunën (ora 15:00) dhe gara të dielën, me start ora 15:10.

Related posts

Perez jep “OK”/ NEYMAR tek REALI, ja kur pritet të kryhet transferimi i bujshëm

Isa.Autor

Zidan zbulon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Bayernit

Sadik.Autor

TRAJNERI BËN FILOZOFIN/ Mourinho: Nëse nuk mund të fitosh, të paktën mos…

Isa.Autor

Leave a Comment