Futboll La Liga Sport

SULMUESI SHQIPTAR PËSON NJË DËMTIM/ Përfundon sezoni për Adnan Januzajn

Do të jetë e vështirë ta shohim sërish Adnan Januzajn në aksion këtë edicion.

Sulmuesi shqiptar ka pësuar një dëmtim të shkallës 2 në muskulin e këmbës të djathtë, gjë që duhet një periudhë e vlerësuar prej tre javësh për t’u rikuperuar njëqind për qind.

Duke marrë parasysh që ka mbetur vetëm edhe pothuajse dy javë që të mbyllet La Liga, përveç mrekullisë, nuk duket se ai do të zbresë sërish këtë edicion në fushë.

Januzaj ka qenë një ndër lojtarët më në formë të Real Sociedad që pas rinisjes së sezonit, por duhet të fokusohet tani që të kthehet më i fortë për sezonin 2020/21. /Gazeta Express/

Related posts

Fabregas pranë largimit nga Chelsea/ SUPER KLUBI ITALIAN nis kontaktet për të firmosur me të

Isa.Autor

“QATAR 2022″/ Nedim Bajrami gati për debutimin, ja kur e merr pasportën shqiptare…

Delo.autor

DEKLAROI TËRHEQJEN NGA FUTBOLLI/ Diego Simeone do rikthimin e Torresit: Shpresoj të punojmë përsëri bashkë…

Delo.autor

Leave a Comment