Futboll La Liga Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Barcelona pazar me Manchester Cityn, Guardiola mund të humbasë talentin

Barcelona ka kthyer vëmendjen drejt Manchester City-t dhe kërkon të rimarrë mbrojtësin Eric Garcia. Spanjolli është rritur me akademinë e Barcelonës dhe më pas kaloi në Angli tek akademia e “Qytetarëve”. Ai është afruar dhe nga Guardiola dhe po i jep minuta.

Numri një i stolit e ka aktivizuar në 8 ndeshje 19-vjeçarin dhe po e stërvit me ekipin e parë. Barcelona e do sërish për të forcuar mbrojtjen dhe ta kthejë në titullar. Garcia pritet të jetë një nga yjet e së ardhmes në futbollin Europain.

Barcelona e shiti në vitin 2017 për 1.7 milion euro, por nuk e ka humbur kurrë interesin për mbrojtësin e qendrës. Skautët e katalanasve kanë ndjekur zhvillimin e tij dhe kanë dhënë miratimin e tyre për ta rikthyer. Dëshira në një krah, mundësia në tjetrin, sepse një lëvizje e tillë nuk është aspak e thjeshtë.

Related posts

“DUSH I FTOHTË” PËR SERIE A! Kryeministri Italian përgatit dekretin e ri deri në fund të shtatorit

Delo.autor

TIRANA-SKËNDERBEU/ Memës kërkon të vijojë ecurinë poztive (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Flamurtari-Kamza/ Nxehen gjakrat në Vlorë, Zguro goditet nga tifozët vlonjatë

Q.Autor

Leave a Comment