Futboll Premier League Sport

“DO FITOJMË NË CAS”/ Guardiola për përjashtimin e Mançester Sitit: Jemi gati

Trajneri i Mançester Sitit Pep Guardiola deklaroi se klubi anglez do të fitojë betejën në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanë të Zvicrës për heqjen e dënimit 2-vjeçar nga UEFA për thyerje të rregullave të transferimeve të futbollistëve.
guardiola
“Me KAS-in jemi gati për t’u përballur dhe kam shumë besim te njerëzit se ne do të rikthehemi të luajmë vitin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve. I gjithë klubi me punonjësit e vet do të rritet vit pas viti”, bëri me dije trajneri katalanas i Mançester Sitit.

Përveç pezullimit prej dy vitesh nga aktivitetet e futbollit europian, Siti duhet të paguajë një gjobë prej 28 milionë eurosh. Nëse dënimi i UEFA-s lihet në fuqi nga KAS-i, humbjet për “Qytetarët” përllogariten se do të shkojnë në 222 milionë euro.

Related posts

“KATAR 2022″/ Ish-lojtari i Partizanit njofton se nuk do të jetë pjesë e Kombëtares, ja arsyeja e vërtetë…

Delo.autor

Alegri nis të ndërtojë formacionin e Juventusit, Ronaldo në sulm, por ka dilema për… (FOTO)

Isa.Autor

MIQËSORE/ Bayern nis me një humbje befaseuse aventura e trajnerit Nagelsmann

Delo.autor

Leave a Comment