Futboll Premier League Sport

NUK BËN PJESË NË PLANET E ZIDANE/ James larg Madridit, katër klubet angleze nisin garën

James Rodriguez do të largohet në verë nga Real Madridi, pasi nuk ka mbështetjen e trajnerit Zinedine Zidane. Kolumbiani po luan shumë pak që pas rikthimit nga Bayern Munchen dhe fati nuk ka qenë me të, ai është dëmtuar shpesh.

Lojtari po sheh mundësitë që ka për t’u larguar dhe janë disa ekipe që e duan, kryesisht në Angli. Marca shkruan se madrilenët nuk duan ta humbasin me kosto zero sezonin e ardhshëm, prandaj po shohin tregun.

Prestigjozja spanjolle bën me dije se Evertoni, Arsenali, Manchester United dhe Wolves duan shërbimet e futbollistit. Trajneri Carlo Ancelotti kërkon të ribashkohet me lojtarin, ndërsa “Topçinjtë” e shohin si zëvendësin përfekt të Mesut Ozilit. Mbetet për t’u parë se kush do ta bindë!

Related posts

FLAMURTARI-TIRANA/ Formacionet: Luhet kryendeshja e javës, Daja dhe Mema kërkojnë 3 pikët

Isa.Autor

ZBULON NJË PRAPASKENË NË MERKATO/ Van Basten: Pas vitit tim të parë tek Milan…

Delo.autor

TRAJNERI FRANCEZ DREJT LARGIMIT/ PSG kërkon zëvendësin e Tuchel, “luftë” me dy gjigantëve të stolit

Delo.autor

Leave a Comment