Futboll Premier League Sport

MESAZH KLUBIT PËR 100 MILIONËSHIN/ Mbrojtësi Rudiger: E dua në ekip

Mbrojtësi i Chelsea-t, Antonio Rudiger, mbështet dëshirën e klubit për të blerë yllin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz.

Ka shumë zëra që flasin për një kalim të mundshëm të mesfushorit sulmues në Stamford Bridge dhe Rudiger shpreson që bashkëkombësi i tij të transferohet te londienzët.

I pyetur mbi një transferim të mundshëm të gjermanit te Chelsea, Rudiger ka thënë për Sky Deutschland:

“Kai është i talentuar, kur e kam parë të stërvitet me kombëtaren e Gjermanisë, jam mahnitur”.

“Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk do ta doja te Chelsea”.

Leverkusen ka bërë të ditur se është gati ta shesë Havertz për 100 milionë euro.

Related posts

Benzema i pandalshëm udhëheq “tërbimin” e Real Madrid

Delo.autor

OBJEKTIV VENDI I TRETË/ Sonte kombëtarja ndaj Moldavisë

Delo.autor

SFIDA NDAJ ALKMAAR/ Gattuso: Europa League objektiv i Napolit, nuk bej shumë rotacion

Delo.autor

Leave a Comment