Futboll Premier League Sport

MESAZH KLUBIT PËR 100 MILIONËSHIN/ Mbrojtësi Rudiger: E dua në ekip

Mbrojtësi i Chelsea-t, Antonio Rudiger, mbështet dëshirën e klubit për të blerë yllin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz.

Ka shumë zëra që flasin për një kalim të mundshëm të mesfushorit sulmues në Stamford Bridge dhe Rudiger shpreson që bashkëkombësi i tij të transferohet te londienzët.

I pyetur mbi një transferim të mundshëm të gjermanit te Chelsea, Rudiger ka thënë për Sky Deutschland:

“Kai është i talentuar, kur e kam parë të stërvitet me kombëtaren e Gjermanisë, jam mahnitur”.

“Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk do ta doja te Chelsea”.

Leverkusen ka bërë të ditur se është gati ta shesë Havertz për 100 milionë euro.

Related posts

Donis Avdijaj shënon gol të bukur në Holandë

Q.Autor

Ambicie prej ditës së parë, Reginaldo: Tek Kukësi për GOLA dhe TROFE

Isa.Autor

“VITET KALOJNË…”/ Leo Messi sapo “theu rrjetin” me postimin me gruan vite më parë (FOTO)

F.autor

Leave a Comment