Futboll Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Rinovoi kontratën me ekipin nga Katari, Xavi gëzon sërish tifozët e Barcelonës

Megjithëse rinovoi kontratën me klubin nga Katari Al-Sadi, Ksavi Hernandez mund të largohet direkt e te Barcelona.

Media spanjolle “Cadena SER” shkruan se ish-futbollisti katalanas ka një klauzolë në kontratën e re me klubin nga Katari. Nëse Barcelona i paraqet ofertë për të stërvitur ekipin  e parë, atëherë ai mund të largohet menjëherë drejt e në “Kamp Nou”. Pra, ish-kampioni i botës dhe Europës me Spanjën mund të largohet vetëm te Barcelona dhe në asnjë klub tjetër.

Kriza e rezultateve në javët e fundit në ekipin blaugrana kanë rritur presionin ndaj trajnerit aktual të Barcelonës Kike Setien, aq sa përflitet se ai do të shkarkohet nëse nuk fiton të paktën titullin kampion. Ksavi Hernandez është përfolur si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Barcelonës.

Ai rinovoi kontratën me Al-Sadin deri në verën e 2021-shit.

Related posts

ATMOSFERË ELEKTRIZUESE/ Ja si e uron Partizani Skënder Gegën për 55-vjetorin e lindjes (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ MILANI në gjueti të drejtorit sportiv, IGLI TARE në objektivin KUQEZI

Isa.Autor

WANDA NARA FESTOI 33-VJETORIN/ Ja cilët nga yjet e PSG-së morën pjesë në ditëlindjen e saj (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment