Futboll Sport

SHUHET TENSIONI NGA FORCAT SPECIALE/ Ja përse u ndez ndeshja e Kategorisë së Parë

Një ndeshje mjaft e tensionuar u luajt të shtunën në “Reshit Rusi” mes Veleçikut dhe Tërbunit. Fituan pukjanët 2-3, ndërsa koplikasit kanë kontestuar fuqishëm gjykimin e Bebjes dhe pas ndeshjes është krijuar një situatë e rrëmujshme, që më pas u stabilizua nga forcat speciale të Shkodrës. Pas fitores së rëndësishme, Tërbuni ka qëndruar gati një orë “i ngujuar” në dhomat e zhveshjes.
terbuni-puke-fk-veleciku-koplik-8689985
Pjesa e parë ishte me ritëm dhe me gola. Veleçiku e nisi në sulm dhe Trumci rrezikoi dy herë, por golin e gjeti Smajli në të 16-ën. Tërbuni barazoi me Adi Hasën, por koplikasit kaluan përsëri në avantazh me Smajlin. Në fund të pjesës së parë miqtë barazuan me Fejzon, i cili shfrytëzoi një top të marrë nga e majta.

Pjesa e dytë pati shumë tension, Bega u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të gabuar dhe Veleçiku mbeti me 10 vetë. Selenica dhe Dushku rrezikuan për pukjanët, ndërsa trajneri Rrustemaj u detyrua të bënte ndërrime pas dëmtimit të disa lojtarëve. Me futjen e Myslimit, loja e Tërbunit u bë më e gjallë dhe ishte pikërisht ky lojtar që shënoi golin e fitores. Një gol i kontestuar shumë nga stafi i Veleçikut.

Pas minutës së 80-të nuk pati më futboll. Toma, sapo hyri në lojë, mori 2 të verdhë dhe Veleçiku mbeti me 9 lojtarë. Edhe pas 6 minutash shtesë, rezultati nuk ndryshoi dhe Tërbuni mori 3 pikët. Pas ndeshjes pati shumë tension mes lojtarëve të 2 ekipeve.

Drejtuesit e Veleçikut kontestuan gjykimin. Për shumë minuta ekipi mik qëndroi brenda ambienteve të “Reshit Rusit”, derisa situata u qetësua. Pas ndeshjes, trajneri i Tërbunit, Edmond Dalipi, tha: “Kaluam një provë të vështirë dhe tani jemi disi më të qetë. Kjo fitore na hap rrugën për mbijetesë. Nuk dua të komentoj asgjë përveç anës teknike”.

Related posts

“E RËNDËSISHME TË NDËRTOSH NJË STADIUM TË RI NË MILANO”/ Zhang: Lukaku ishte njeriu i duhur për të fituar, Conte ka…

Delo.autor

LIVE/ Kupa e Shqipërisë: Mbyllet ndeshja Dinamo-Tirana. Rezultati 2-0

Delo.autor

Ja maskota gjigande që “vodhi” vëmendjen e shikuesve gjatë ndeshjes Francë-Argjentinë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment