Futboll Seria A Sport

“DO T’I KËRKOJ MJEKUT TË EKIPIT TË MË BËJË FORMACIONIN”/ Inzaghi: Nuk kishim as fat ndaj Milanit

Pas humbjes kundër Milanit, Simone Inzagi pranoi se ekipi i tij ishte i pafat, ndërsa shtoi se mungesat e shumta po e detyrojnë të mos bëjë rrotacione. Me disfatën e së shtunës, Lacio qëndron 7 pikë larg Juventusit të vendit të parë, duke ndërlikuar garën për titullin kampion.

“Humbja me Milanin na rëndon shumë në klasifikim, por e dinim që do të kishim vështirësi. Nuk kishim as fat, pasi pësuam gol me devijim dhe Strakosha për pak sa nuk e preku penalltinë. Kishim dy raste për t’u kthyer në lojë. Fatkeqësisht, nuk mund të bëj rrotacion në këto momente. Katër ndeshjet e ardhshme në dy javë do të jenë shumë të vështira ndaj do t’i kërkoj mjekut të ekipit të më bëjë formacionin”, përfundoi Inzagi.

Related posts

Pelle luan në Kinë, Viki Varga shkëlqen në Instagram

Sadik.Autor

NDIKIMI NË LISTË/ Samuel Eto bën “skandal” në Kamerun

F.autor

DUELI U ZHVILLUA NË LAS VEGAS/ Ja sa miliona dollarë fituan Fury dhe Schwarz

Delo.autor

Leave a Comment