Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Inter, drejt fundit historia 25-vjeçare me vlerë mbi 235 milionë euro

Inter dhe Pirelli do të ndahen në fundin e sezonit të ardhshëm.

Klubi zikaltër dhe kompania italiane, siç ka bërë të ditur Calcio e Finanza, do të ndërpresin marrëdhënien historike në vitin 2021, kur do të skadojë kontrata e fundit e sponsorizimit.

Do të përfundojë kështu një lidhje që ka zgjatur mbi 25 vite dhe që, nga viti 1995, ka mbushur arkat e klubi mbi 235 milionë euro.

Objektivi i Suning është ai që të nënshkruajë një marrëveshje të re që të dyfishojë të ardhurat, duke kaluar nga 12 milionët e Pirelli-t te 25-30 që do të garantonte një kolos i pasurive të patundshme si Evergrande.

Pirelli është bërë zyrtarisht pjesë e historisë së Inter-it më 14 qershorin e 1995-ës, kur Massimo Moratti dhe Marco Tronchetti Provera nënshkruan kontratën e parë.

Marrëveshja e parë ka pasur një vlerë prej 4 miliardë liretash dhe një kohëzgjatje 3-vjeçare: nga sezoni ’95/’96 te ’97/’98, ai në të cilin Ronaldo zbarkoi në Milano duke u bërë menjëherë simboli i skuadrës dhe imazhi i Pirelli-t, në një reklamë që u bë legjendare.

Tani, grupi i Zhang është gati të presë përfundimisht lidhje me të kaluarën dhe ambicia e pronarëve të rinj është që të arrijë marrëveshje me vlera financiare të barabarta me ato të klubeve të mëdha të Europës.

Related posts

Ukraina konfirmon Shevchenkon në kombëtare deri në vitin 2020

Sadik.Autor

I INFEKTUAR NGA KORONAVIRUSI/ Dybala flet nga karantina: S’mbushesha me frymë dhe me dhimbnin muskujt

Delo.autor

ZYRTARE/ Operohet talenti i Barcelonas, ja kur kthehet Ansu Fati…

Delo.autor

Leave a Comment