Futboll Seria A Sport

ËNDËRRON PËR TË ARDHMEN/ Juventus do një nga më të mirët e Serisë A, vihet në lëvizje për golashënuesin surprizë

Lëvizja e ardhshme në merkato mund të përfshijë një nga lojtarët më të mirë të sezonit të Serisë A, i cili luan… tek Atalanta.

Bardhezinjtë, në fakt, duket se kanë vënë në shënjestër Robin Gosens, i cili ka realizuar 9 gola në 28 ndeshjet e luajtura në këtë kampionat.

Sipas Corriere di Torino, mbrojtësi i majtë ka përfunduar në radarët e Juventus veçanërisht për shkak të rendimenti zhgënjyes të mbrojtësve t ë majtë të bardhezinjve, Alex Sandro mbi të gjithë.

Trajneri Sarri tani po mundohet të kuptohet nëse 24-vjeçari mund të përshtatet me lojën e tij. Rasti për ta parë gjermanin nga afër mund të jetë ndeshja e së shtunës së ardhshme mes dy ekipeve.

Juventus -Atalanta, në fakt, do të përballen në javën e 32-të të kampionatit dhe Gosens do të jetë rregullisht në fushë. Pas atij që mund të jetë një test i vërtetë për merkaton, Juventus mund të nisë negociatat për yllin e zikaltërve.

Related posts

“IBRA NUK PRANOI STOLIN”/ Pioli: Ai u mërzit për rezultatin, për të ardhmen do të flas në…

Delo.autor

U LARGUA NGA INTERI/ Sulmuesi ITALIAN shënon golin e vitit në minutën e 89′ (VIDEO)

Isa.Autor

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Carragher: Nuk më intereson as Messi dhe as Ronaldo. Dua të shoh vetëm…

Delo.autor

Leave a Comment