Futboll Shqipëri Sport

ÇUDIRAT NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ 3 SUPER klube nuk ekzistojnë të regjistruara kurrkund

Stema dhe flamuri janë të shenjta. Kjo, për faktin se sinjalizojnë edhe historinë dhe emrin e një klubi. Në fakt, lidhur me emrat tradicionalë, rezultojnë se tri klube nuk ekzistojnë në regjistrin e Drejtorisë së Tatimeve.

Konkretisht, Dinamo, Veleçiku dhe Besëlidhja janë klube që me emrat e përmendur tradicionalë, shtuar si parashtesë apo prapashtesë “F.K”, “K.F”, “S.K”, “K.S”, “Klub”, “Club” ose “Futboll Klub” nuk figurojnë në regjistrin e Drejtorisë së Tatimeve.

Nga vëzhgimi i bërë gjatë ditës së djeshme, asnjë prej tri klubeve nuk shfaqej me emërtimet tradicionale dhe nuk dihet nëse janë regjistruar vërtet apo nuk dihet as emri, me të cilin figurojnë në institucionin tatimor në vend.

Secila prej tyre mund të ketë bërë edhe deformime të emrit për t’u regjistruar, por do të ishte një deformim i skuadrës, klubit apo edhe historisë nëse do të jetë e vërtetë diçka e tillë.

 

Related posts

Futbollisti i i Partizanit kërkon largimin, kontrata i bllokon kalimin në Maqedoni

Sadik.Autor

“GËRMO DHE LËPIJ…”/ Joachim Low e bën sërish, kapet mat duke bërë gjeste të pahijshme (VIDEO)

Delo.autor

Një tjetër problem, Kamorra ndikon në merkaton e Napolit

Sadik.Autor

Leave a Comment