Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kukësi-Luftëtari, Skemë fantastike. Skuadra e Cungut dyfishon shifrat në fundin e pjesës së parë (VIDEO)

Po luhet në “Elbasan Arena” sfida mes Kukësit dhe Luftëtarit e vlefshme për javën e 24-t të Kategorisë Superiore. Skuadra e trajnerit Armando Cungu do të kërkojë të përfitojë nga barazimi i Partizanit në derbi për të ngushtuar diferencën e pikëve.

Nga ana tjetër gjirokastritët e Ahmatajt vijnë në këtë përballje me moralin e lartë, pasi në 4 ndeshjet e fundit nuk kanë regjistruar asnjë humbje, duke iu largua gjithnjë dhe më shumë zonës të ftohtë.

Të dy trajnerët kanë bërë public edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

KUKËSI-LUFTËTARI 2-0

Limaj 22′, Dzaria 45+3 

KOMENTI LIVE: 

45+3′ GOOOOL KUKËSI 2-0/ Irkli Dzaria dyfishon shifrat në sekondat e fundit të pjesës së parë. Pas një skeme fantastike të verilindorëve, mesfushori gjeorgjian i ndodhur i vetëm brenda zonës, e ka pasur shumë të lehtë ta shtyjë topin drejt rrjetës. 

45+1′ Shkurtaj servir bukur për Ethemin, i cili në hyrje të zonës provon me një gjuajtje, por topi ndalet nga mbrojtësit e Luftëtarit.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Goditje nga këndi për Kukësin, kroson Ethemi, por topi shkon në rivënie anësore.

38′ Fili kroson në zonë për Demon, por goditja me kokë e futbollistit gjirokastrit ka përfunduar jashtë kuadratit.

33′ Një tjetër shkëndijë në portën e Luftëtarit, Ethemi gjuan drejt portës, topi shkon në duart e portieri Ruçi që kontrollon gjithçka…

27′ Fili provon me një goditje drejt portës, por topi ndalet nga kapiteni Shameti.

25′ Luftëtari provon të reagojë pas golit të pësuar, por mbrohet mirë skuadra e Kukësit, që nuk lejon hapësira në mbrojtje.

22′ GOOOOL KUKËSI 1-0/ Zhbllokohet sfida, skuadra e Cungut kalon në avantazh. Limaj lëshon një predhë nga distanca, topi përfundon në cepin e portës të mbrojtur nga Ruçi. 

20′ Pranë golit Kukësi. Ethemi shpërthen nga krahu i majtë, fut një top të rrezikshëm në zonë, aty ku ndodhet Ethemi, i cili provon me një gjuajtje, por topi shkon mbi kuadrat.

14′ Goditje dënimi për Kukësin, provon Valon Ethemi, por topi përfundon mbi kuadrat.

10′ Dëmtim serioz për Ardian Cuculi, mbrojtësi lë fushën e lojës. Vendin e tij e zë Teqja.

5′ Skuadra e Armando Cungut hidhet në sulm në kërkim të golit të avantazhit, por mbyllin mjaft mirë futbollistët e Luftëtarit.

1′ Ka startuar ndeshja në “Elbasan Arena”, Kukësi shkelmon topin e parë nga këndi.

Related posts

Milan ‘vuan’ ende në mbrojtje, gati oferta për ‘yllin’ e Bundesligës

Q.Autor

Donnaruma largohet nga Milani, kalon në Premierligë

Sadik.Autor

Bonucci nxjerr bllof Chelsean dhe Manchester Cityn, agjenti konfirmon qëndrimin tek Milan

Q.Autor

Leave a Comment