Futboll Premier League Sport

SULMON MBROJTËSIN MAGUIRE/ Van Der Sar: Ja çfarë i thotë gruas çdo ditë në shtëpi

Harry Maguire është një nga blerjet më të shtrenjta të Mançester Junajtid. Mbrojtësi anglez u ble për 80 milionë euro nga Leiçester Siti. Meguajër është vënë disa herë në shënjestër të tifozëve për shkak të gafave apo paraqitjeve ndonjeherë nën mesatare.

vand der sar utd

E fundit ishte gafa që bëri kundër Bornmuthit, ku kundërshtari ja kaloi topin mes këmbëve duke shënuar golin e epërsisë. Edhe pse Mançester fitoi bindshëm 5-2, kjo nuk e zbehu gafën e Meguajërit. Së fundmi ai që ka vendosur ta kritikojë mbrojtësin anglez ka qenë ish-portieri i Mançester Junajtid Van Der Sar.

Në një intervistë për “Ziggo”, Van Der Sar u shpreh: “Unë mendoj se Meguajër shkon çdo ditë në shtëpi dhe i thotë gruas: “E djallosa përsëri, por unë fitoj shumë. Ata vërtet besojnë që unë jam i aftë.”

Related posts

E BUJSHME NË PARIS/ “Corriere della Sera”: Ja motivi pse nuk po luan Donnarumma. Pochettino do të donte por…

Delo.autor

LIVE/ Andorrë-Shqipëri, E pabesueshme çfarë humbet Xhaka. Kombëtarja pranë golit të dytë

Delo.autor

TENSION PARA “EL CLASICO”-S/ Tifozët sulmojnë lojtarët e Real Madridit, ndërhyn e policia (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment