Shqipëri

Daja: Synojmë kampionatin, por nuk tolerojmë as në Kupë

Skënderbeu siguroi gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, duke regjistruar një tjetër fitore ndaj Teutës, këtë herë 3-0 në Korçë, por dëmtimi i

“Na erdhi keq që u dëmtua Jashanica dhe shpresojmë që të jetë sa më minimal, që të mos mungojë gjatë. E kishim planifikuar që ta aktivizonim në krah, në sfidën me Kamzën, ndaj e hodhën në fushë sot, por jo çdo gjë shkoi ashtu siç pritej. Në gjysmëfinale nuk kam preference, pasi të gjithë skuadrat janë të forta dhe meritojnë të jenë këtu”, tha trajneri i Skënderbeut.

Në fundjavë korçarët do të udhëtojnë drejt kryeqytetit, ku do të përballen me Kamzën, një sidë e vështirë në rrugën drejt titullit kampion.

“Kamza është një kundërshtar mjaft cilësor, që po zhvillon një sezon mjaft të mirë, ndaj duhet të bëjmë kujdes, pasi dihet se titulli kampion është synimi ynë. Gjithsesi, nuk do të heqë dorë as nga Kupa, pasi do të ishte akoma më mirë, po t’i fitonim të dyja”, u shpreh Daja.

Related posts

Duele të ashpra në çerekfinale, Partizani sërish në Vlorë për Europën

Q.Autor

PRITET MARRËVESHJA/ Shtohet kolonia e shqiptarëve në Serinë B, mbrojtësi i U-21 pranë firmës me Frosinonen

Delo.autor

SFIDA NDAJ HUNGARISË/ Mesfushori Bare: Jam ushtar që zbatoj rregullat, Reja më ka mësuar si të…

Delo.autor

Leave a Comment